Tregtarët gjejnë “marifetin” për të
shmangur detyrimet edhe me kupon!

Tregtarët gjejnë “marifetin” për të<br />shmangur detyrimet edhe me kupon!
ELBASAN - Subjektet tregtare në qytetin e Elbasanit po gjejnë forma për të shmangur shlyerjen e detyrimeve në shtet edhe duke lëshuar kupon tatimor.
Ata u japin klientëve kuponë tatimore që nuk korrespondojnë me vlerën reale të mallit të blerë.
 
Problematika pranohet dhe nga vetë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Elbasan, Flobens Dilaveri, i cili shton së janë qytetarët e ata që i denoncojnë këto raste. Dilvaeri shton se denoncimet po shqyrtohen dhe do këtë penalizime të ashpra për ato subjekte që kapen duke kryer këtë shkelje.
 
Në raste të tjera si në ndeshjen me Sebinë, mjaft qytetarë kanë denoncuar rritjen e çmimit të produkteve nga subjekte të ndryshme tregtare për të cilat ka nisur edhe një hetim tatimor.  Drejtori shprehet gjithashtu se qëllimi i punës së nisur është zhdukja e informalitetit dhe jo penalizmi i biznesit.
 
 Sipas tij gjatë muajit të fundit grupet e punës kryen 8400 kontrolle dhe vendosën 438 penalitete. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut