SHKODER-Tregtarët e duhanit në Shkodër përleshen me Policinë e antikontrabandën, Shefi i Krimeve pasi është ndier i kërcënuar nxjerr pistoletën publikisht dhe ua drejton tregtarëve.
Zbarkimi i antikontrabandës dhe Policisë së Shtetit për të sekuestruar duhanin e tregtarëve ambulant në Rus të Shkodrës ka shkaktuar një situatë konflikti dramatike ku fatmirësisht nuk pati të plagosur.
Ata u përballën me rezistencën e shitësve të cilët tentuan të rimerrnin sasinë e duhanit që punonjësit e Doganave kishin futur në makinën e tyre.
Tregtarët nuk kanë pranuar kontrollin e antikontrabandës dhe nuk kanë pranuar të dorëzojnë duhanin. Në momentin që pakot e duhanit u mbyllën në makinën e antikontrabandës, tregtarët kanë mësyrë për të rimarrë mallin dhe kanë shtyrë e përplasur Shefin e Krimit Ekonomik. Ky i fundit nxorri pistoletën në mes të turmës së shitësve të duhanit dhe i kërcënoi.
Në këtë kohë, si pasojë e goditjeve ndaj tij Shefi i policisë, Pjerin Lazri nxjerr pistoletën në mes të turmës dhe i kërcënon shitësit. Ky veprim shkaktoi irritimin e shitësve të cilët nisën të qëllonin me pakot e duhanit e sende të tjera punonjësit e doganave dhe të policisë, derisa i detyruan të largohen.
Tregtaret e duhanit fajësojnë shtetin i cili nuk po i jep drejtim gjetjes së një tregu të përshtatshëm për ta. Ata thonë se do të vijojnë të tregtojnë dhe nëse ndalohen do të vetëflijohen,
“Kjo është buka jonë e gojës”, thanë tregtarët.
Kjo nuk është hera e pare që Krimi Ekonomik zbarkon në lagjen Rus, për të sekuestruar duhanin. Vetëm ditën e sotme, tregtarët thanë se kanë marrë mbi 2 kv duhan të gatshëm për shitje.
/Shqiptarja.com

VIDEO