Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia në muajt e fundit të këtij viti ka ardhur në rritje kryesisht për sektorët, tregti industria përpunuese dhe nxjerrëse. Sipas BSH-se, rritja më e latë është konstatuar për sektorin e tregtisë , riparimitë të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, që është rritur me 2.8% apo rreth 3.8 miliardë lekë, në gusht, në raport me dhjetorin 2013, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së stokut të huasë të biznesit në të njëjtën periudhë.

Kredia për industrinë nxjerrëse u rrit me gati 9%, ose me rreth 1.4 miliardë lekë në vlerë absolute.

Ndersa për industrinë përpunuese u zgjerua me 3.8%, apo rreth 2.1 miliardë lekë. BSH-ja ben te ditur se kreditimi për ekonominë është rritur në gusht, për të katërtin muaj radhazi.
Ndersa kredia për individët dhe bizneset në fund të muajit gusht arriti në 556.8 miliardë lekë, duke u rritur me 6.1 miliardë lekë, apo rreth 1.1% në raport me një muaj më parë.

Ekspertet e argumentojne rritjen e kreditimit me rigjallerimin e aktivitetit ekonomik ne vend dhe sipermarrjes. 

ATSH