TIRANE - Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla nga detyra, reagon opozita, e cila kërkon hetim të mëtejshëm nga ana e Prokurorisë. Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Sajmir Tahiri ka theksuar se kjo është e njëjta skemë me atë të Gërdecit, ku sipas tij njëlloj edhe sot zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, të lidhur me pushtetin politik janë të përfshirë në tregti armësh e me dyshime të forta për trafik të paligjshëm të armëve.
“Vet dorëheqje e drejtorit me një tekst të thatë ku më shumë kishte lëvdata për pushtetin politik, sesa kishte shpjegime për përfshirjen e familjarëve për tregtinë e armëve, nga njëra anë dëshmon vërtetësinë e të dhënave që janë bërë publike në lidhje me përfshirjen e familjarëve në tregtinë e armëve dhe nga ana tjetër duket se kanë pasur një koperturë të fortë ndoshta të vet ministrit Imami dhe të pushtetarëve të lartë”, nënvizoi Tahiri.
Në këtë drejtim, deputeti socialist u ndal tek kërkesa që ka bërë PS në komisionin e Sigurisë për kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes duke përfshirë dhe praktika të tilla që kanë të bëjnë me tregtinë dhe pse jo me trafikun e paligjshëm të armëve
“I bëjmë thirrje ministrit Imami të lejojë me çdo kusht kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes për të vërtetuar gjithçka gjendet në këtë minsitri lidhur për tregtinë e armëve dhe dyshimet publike për trafikun e paligjshëm të armëve. I bëjmë thirrje Imamit të qeverisë të mos e përdorë e mos e konsdiderojë bunker dha as tankun e radhës ku të lëshiojë topat e baltës ndaj opozitën. I bëjmë thirrje të mos manipulohet dokumentacioni në MM dhe të mos fshehet apo të manipulohet praktika e ministrisë së Mbrojtes në lidhje me tregtinë e armëve dhe çdo shkresë tjetër që ka të bëjë me për trafikune armëve dhe që duhet t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar”, u shpreh Tahiri.
Në këtë drejtim ai theksoi se prokuroria ka plot vend për të konsideruar një hetim të saj në këtë skandal. “Përfshijra e familjarëve të drejtorit të SHIU-t, i cili sapo dorëheqjen është provë për akuzat publike që janë ngritur në lidhje me sa thashë. Mbetet për ministrin e Mbrojtjes të lejojë kontrollin, përndryshe nuk do të ketë imuintetin parlamentar e as imunitetin personal nga Sali Berisha që do të shpëtojë Arben Imaimin nga përgjegjësia”, shtoi ai.
Po ashtu Tahiri nënvizoi se deputetët socialistë kanë shprehur vullnetin për të kontrolluar aktivitetin e ekzekutivit dhe në këtë rast aktivitetin e ligjshëm dhe nëse ka dyshime siç ka dyshime aktivitetin e palgijshëm të ministrisë së Mbrojtes në trafik të armëve. Ditën e djeshme, Ylli Zyla , kreu i Shërbimit Informativ ushtarak i ka paraqitur dorëheqjen e tij ministrit Arben Imami dhe kryeministrit Berisha. Në njoftimin zyrtar citohej teksti i dorëheqjes së paraqitur nga Zyla përpara eprorëve të tij. Zoti Zyla i është referuar posaçërisht në tekstin e dorëheqjes shkrimeve të botuara në “Shqiptarja.com” datat 28-30 Qershor, në të cilat gazeta hidhte dritë mbi lidhjet e biznesit të bashkëshortes së zotit Zyla, me disa biznesmenë të cilët ishin aktivë me kompani të tjera edhe në eksportimin e armatimeve, një aktivitet ky i lidhur në mënyrë direkte me postin zyrtar të zotit Zyla. Zyrtari i Lartë i SHIU-t në tekstin e tij të dorëheqjes i konsideroi shkrimet e gazetës si sulme, që sipas tij janë të pamoralshme dhe të pabazuara. Zoti Zyla në asnjë moment për gati një javë me radhë nuk përgënjështroi asnjë të dhënë, dokument, apo informacion të botuar në "Shqiptarja.com".
(b.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shefi i SHIU-t një kokë turku? - Nga A. Rrozhani