Tregtia e armëve,Topi: SHIU
raporton vetëm te Berisha

Tregtia e armëve,Topi: SHIU<br />raporton vetëm te Berisha
TIRANË – Pak ditë përpara përfundimit të mandatit, Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar gjithcka ndodhi më 21 janar si momentin më të vështirëë të presidencës së tij. Në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Topi në cilësine edhe të komandatit të përgjithshëm të forcave të armatosura shqiptare ka mbështetur nismën e PS e PD në komisionin e sigurisë për kontrollin në ministrinë e mbrojtjes pas investigimit në media për tregtinë e fishëkve. Sa i takon deklaratave të opozitës së po përgjohet, Topi deklaroi se është përgjegjësi e kreut të PS, Edi Rama që të faktojë se sa këto deklarata janë të vërteta.

JA NJË PJESË E INTERVISTËS SË PRESIDENTIT TOPI

Po flitet për një tregëti armësh që po e ën FA, PS po ankohet?
Presidenti i Republikës merr një informacion të rregullt dhe zyrtar. Dhe sigurisht që është detyrimi ligjor për dhënine e informacionit. Në një raport shumë special që duhet të marrin informacionin është e drejtë dhe e patjetrësueshme e deputetëve për të kërkar info tek institucionet. Edhe këtu ka një rregull, por nëse ai nuk është i pasjisur, mund të pajiset. Nëse është I pajisur ka të drejtë për të marrë informacione. Një intitucion që monitoron punën e instituvioneve duhet të marrin informacionin që i duhet.


Ju thatë që keni info në tregëtinë e armëve? Ka ndonjë gjë shkon?
Unë marr informacione, ka mekanizma ligjorë që merren me këtë punë. Janë edhe mekanizmat e komisioneve parlamentare. Unë të them këtë, por gjërat që i takojnë institucioneit janë të institucionit.

Keni qenë në dijeni për dorëheqjen e kreut të SHiU-t?
Jo unë e kam dëgjuar. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me FA i ka kryeminsitri. Në kohë lufte është Presidneti. Shefi I shtabit të përgjitshëm dekretohet nga unë me kërkesë të kryeministrit.


21 JANARI
“Nuk mund të vecoj një rast se ka qënë më shumë se një rast, por ai që ka mbetur si moment i keq, mbetet ngjarja e 21 Janarit. Jo për ngjarjet që u konsumuan, por për vetë klimën. Kontestimi i zgjedhjeve të vitit 2009, mungesa e marrëdhënieve të komunikimit, u zhvendosën nga institucionet në rrugë. Ju e dini që presidenca mori rolin e mediatorit për të bërë të mundur që politika e rrugës të kalohet në institucione. U konsumua jo vetëm roli i presidentit, por edhe përpjekja e ndërkombëtarëvë. Kur gjërat morën natyrën e mospajtimit të plotë u parapri në atë marrëdhënie të acaruar. E kujtoj shumë mirë datën 20 Janar, ka qënë takimi me trupin diplomatik, ky është takim i cdo fillim vitit, fjalimi fillon me fjalim të përgatitur, në rast se ju do i ktheheni teksit, unë kam dalë jahstë tekstit. Kam bërë thirrjen e radhës për uljen e tensionit dhe rifutjen e diaglout dhe pastaj u konsuamuan ngjarjet e 21 Janarit, që përvecse u shoqëruan me dhunë ndaj forcave të rendit, pat dhe të vrarë dhe të palgosur nga protestuesit”, ka deklaruar Presidenti Topi.


GËRDECI
Presidenti në ikje Bamir Topi është ndalur edhe në tragjedinë e Gërdecit. Ai deklaroi se beson tek institucionet por në këtë proces gjykon tejzgjatjen e tij.
“Unë besoj tek shteti, pavarësisht sa efiçent është në një moment të caktuar. Besoj tek institucionet. Ky ishte një proces i hapur për një tragjedi të rëndë. Jam shprehur për nevojën e gjykimit të duhur dhe për moszgjatjen e procesit. Procese të tilla të realizohen me efiçencë edhe sot nuk ka një përfundim për procesin, edhe pse unë nuk mund të interferoj tek drejtësia. Mua më mbetet të besoj tek drejtësia”, tha ai.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia