Në qershor 2012, njofton INSTAT-i, u eksportuan 17.7 miliardë lekë mallra, me ulje 8.7 për qind në krahasim me majin 2012 dhe rritje me 9.4 për qind në krahasim me qershorin e një viti më parë.
Në të njëjtin muaj, u importuan 46 miliardë lekë mallra, me rritje 3.7 për qind në krahasim me majin 2012 dhe ulje 1.3 për qind në krahasim me qershorin 2011. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28.4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje 13.3 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe ulje prej 7 përqindësh krahasuar me qershorin 2011.
Tregtia me vendet e BE ze 65.4 për qind të totalit, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë ze 39.2 për qind, ndërsa me Greqinë 7.6 për qind. Krahasuar me majin 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 15.1 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 76 për qind, e zenë nënproduktet e naftës.
(gk/shqiptarja.com)