Tregtia Kosovë-Maqedoni, merr
fund embargoja në kufi

Tregtia Kosovë-Maqedoni, merr<br />fund embargoja në kufi
PRISHTINË - Merr fund konflikti disa ditor Kosovë-Maqedoni, që solli embargo e produkteve respective në kufi. Qeveria e Maqedonisë vendosi të heqë masën e ndalesës së importit të prodhimeve të miellit, duke i hapur rrugë tejkalimit të krizës me Kosovën.

Vendimi qeveritar pritet të hyjë në fuqi në mesnatë, ndërsa pas kësaj Qeveria e Kosovës pritet të heqë embargon e plotë për prodhimet e Maqedonisë. Me vendimin e Qeverisë së Shkupit hapet rruga e importit të prodhimeve të miellit edhe nga Kosova, një problematik, që nxiti vendimin e palës kosovare për vendosjen e ndalesës për një pjesë të prodhimeve maqedonase, që çoi më pas në vendimin reciprok nga Shkupi me aplikimin e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës.

Me thellimin e krizës tregtare, Qeveria e Kosovës në fillim të javës vendosi embargo totale për prodhimet e Maqedonisë, një vendim që dëmton rëndë ekonominë e Maqedonisë, e cila eksporton mbi 300 milion euro në vit prodhime dhe mallra në Kosovë.

Ndërsa deri në fund të javës pritet t`i jepet fund krizës tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Maqedonisë. Njëkohësisht edhe shoqata e transportuesve maqedonas MAKAMTRANS pritet të vendos heqjen e barrikadave.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët