FIER - Tregtimi i peshkut jashtë kushteve higjieno-sanitare në shumë rrugë të qytetit të Fierit ka vënë në lëvizje Drejtorinë Rajonale të Autoritet Kombëtar. Ky institucion bashkë me sektorin e veterinarisë pranë Bashkisë Fier kanë nisur një inspektim të kontrollit ushqimor me origjinë shtazore kryesisht të peshkut dhe të vezës.
Sipas drejtueses së AKU-së në Fier, Nevila Bami janë vënë re pika të tregtimit të këtyre produkteve jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe për këtë do merren masa.
Bami u bën apel qytetarëve që të mos konsumojnë produkte ushqimore të pakontrolluara dhe ato produkte që shiten në rrugë, pasi janë në kundërshtim me kushtet higjienike.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com