Arrestimi i tre personave që merreshin me shitjen e lendeve narkotike ne zonen e oxhakut, ku mes tyre dhe nje polic si dhe sekuestrimi i një sasie prej 240 granë lëndë narkotike e llojit “Kokaine”.
Ky është bilanci i operacionit të koduar “Weekend” të finalizuar nga policia e kryeqytetit mbrëmjen e së dielës.
Në pranga kanë përfunduar Gurian Lekziqi, 40 vjeç, punonjës policie ne komisariatin 2 ne kryeqytet, Ylli Milla, 46 vjeç banues në Tiranë dhe Gëzim Sefa, 47 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Report Tv sjell momentin e arrestimit të tre personave, të cilët aktivitetin e tyre kriminal e ushtronin në zonën e Oxhakut.
Në momentet e ndalimit, shtetasi Gurian Lekzeqiri, ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip "Audi" dhe shtetasi Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt "Kokainë".
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 automjet tip Audi, me targë AA797IU - 5 aparate telefonik të markave të ndryshme, Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO