Tregtuan karburanteve pa licensë
1mln $ dëm, pranga 6 inspektorë 

Tregtuan karburanteve pa licensë<br />1mln $ dëm, pranga 6 inspektorë 
Lejuan tregtimin e karburanteve pa licensë duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 1 milion dollarëve, arrestohen ish-zyrtarët e tatimeve dhe dy biznesmen.

Shmangia e detyrimeve tatimore sipas hetimit të prokurorisë e policisë është kryer përgjatë 5 viteve në administratën tatimorë në kohën e qeverisë bersisha ku janë lejuar të tregtojnë lëndë djegëse pa leje.

Tashmë këto dy karburante janë të mbyllura dhe me përgjegjësi penale për shmangien e taksave, kontrabandë.

Gjashtë janë zyrtarët e arrestuar mes tyre Platon Solis, 51 vjeç, inspektor Tatimore, Ajaz Shehu, 51 vjeç, ish inspektor i verifikimit Tatimore. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, inspektor i verifikimit Tatimore, Arjan Daja, 51 vjeç, me detyrë inspektor i verifikimit Tatimore, Saimir Kaziu, 39vjec, inspektor i verifikimit Tatimore, Bajram Frangu, ish inspektor i verifikimit Tatimore si dhe Gentian Subashi, 38 vjeç, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Ndërkohë bizsnesmeni i prangosur është Iljaz Fisheku i cili me kompaninë e tij fantazëm M. Petrol dhe P.Impex tregtonte në Tiranë karburant duke shmangur taksat.

Detaje nga hetimi
Prokuroria e Tiranës dhe Hetimi Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese në fushën e karburanteve në vlerën mbi 1 milion dollarë, për të cilën janë nxjerrë urdhëra ndalimi për administratorin e kompanisë “M….Petrol”, si edhe për punonjës të administratës së tatimeve. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë zbatuar mbrëmjen e së Enjtes nga ana e forcave të Policisë së Tiranës.

Në bazë të hetimit të përbashkët të Njësisë Task-Force të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ka rezultuar se subjekti tregtar “M…Petrol” ka ushtruar për rreth 4 vjet aktivitet në Tiranë, në mënyrë të paliçensuar.

Nga përllogaritja që ka bërë Drejtoria e Tatimeve, subjekti tregtar, i cili ka pasur një pikë të paliçensuar karburanti në Tiranë, është shmangur nga detyrimet fiskale, si edhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve për periudhën 2010-2014.

Shmangia nga detyrimet e subjektit tregtar është realizuar edhe me ndihmën e inspektorëve të Tatimeve, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin zonën ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm kjo pikë karburanti. Nga hetimet ka rezultuar se disa inspektorë, të cilët kanë pasur përgjegjësi për zonën ku ushtronte aktivitetin “M…Petrol”, kanë shkuar shpesh për kontroll te subjektet e tjera private pranë karburantit, por në asnjë rast nuk e kanë evidentuar se ai funksiononte pa liçensë.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-ndalimi për administratorin e subjektit, si edhe për 7 inspektorë tatimorë, të cilët janë ende në detyrë dhe që kanë pasur si funksion kontrollin e zonës së karburantit të paliçensuar.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin