Tregu, Autoriteti i Konkurrencës:
Shkelje në sigurimet e makinave
Sërish problem për tregun e sigurimeve. Autoriteti i Konkurrencës ka hapur për herë të dytë një hetim të thelluar për tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik lidhur me përgjegjësitë ndaj palëve të treta.
TIRANE- Sërish problem për tregun e sigurimeve. Autoriteti i Konkurrencës ka hapur për herë të dytë një hetim të thelluar për tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik lidhur me përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Që nga shkurti i këtij viti, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës rezulton të kenë themeluar një shoqëri të veçantë, të quajtur “Star Broker”, përmes të cilës, me marrëveshje, po kryhen të gjitha shitjet e sigurimeve të detyrueshme vjetore të automjeteve (TPL). Të gjitha të ardhurat nga shitjet e këtyre produkteve po arkëtohen në një llogari bankare në emër të “Star Broker”.
Bazuar në gjetjet e hetimit paraprak dhe analizën e bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, rezulton se sistemi i administruar nga “Star Broker” krijon mundësi për ndarje të tregut dhe caktim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të shitjes së produktit të policës së sigurimit për mjetet motorrike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, pasi efekti i çdo veprimi në ketë treg me anë të këtij sistemi është i menjëhershëm dhe ka shtrirje në të gjithë tregun. Pavarësisht nga momenti i kërkesave për ndryshimin e tarifave, ato janë ndryshuar në të njejtën dite për të gjitha shoqëritë, me përjashtim të shoqërisë shtetërore INSIG.
Nga inspektimet ka rezultuar se të gjitha kompanitë kanë aplikuar çmime të njëjta, në mënyrë të menjëhershme, çka, sipas Autoritetit, mund të ketë ardhur si pasojë e një marrëveshjeje të ndaluar, në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Sistemi i administruar nga Star Broker krijon mundësi për ndarje të tregut dhe caktim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve (primeve) të shitjes së produktit të policës së sigurimit për mjetet motorrike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, pasi efekti i çdo veprimi në ketë treg me anë të këtij sistemi është i menjëhershëm dhe ka shtrirje në të gjithë tregun.
Kjo është hera e dytë brenda dy viteve që i njëjti treg hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës, me të njëjtin objekt hetimi. Në tetor të vitit 2012, Autoriteti i Konkurrencës i shpalli të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës fajtore për marrëveshje të ndaluar dhe i gjobiti për një shumë totale prej 89 milionë lekësh, ekuivalenti i më shumë se 630 mijë eurove.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56