Tregu i barnave sërish në kaos
Urdhri: Pa pullë, asnjë regjistrim

Tregu i barnave sërish në kaos<br />Urdhri: Pa pullë, asnjë regjistrim
TIRANE - Tregu i barnave në vendin tonë nuk po gjen stabilitet. Vetëm pak ditë pas urdhrit të Berishës për të nxjerrë nga dogana e Tiranës kamionët e bllokuar me ilaçe, ministri Halim Kosova ka nxjerrë një tjetër urdhër me anë të të cilit, Qendrës Kombëtare të Barnave, i kërkohet të mos regjistrojë apo riregjistrojë asnjë medikament të ri pa marrë më parë konfirmimin se importuesit do të vendosin pullën fiskale që në fabrikën e prodhimit.

“Qendra Kombëtare e barnave të mos pranojë asnjë dosje për regjistrim apo riregjistrim të barnave pa deklaratën e aplikuesit që prodhuesi merr përsipër vendosjen e pullës së barnave në vendin e prodhimit”, - thuhet në urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova që mban datën 12 gusht 2013. Ndërkohë që vetë ministri i Shëndetësisë, po dje, ka deklaruar se vendimi është marrë për të rritur sigurinë e ilaçeve. “Udhëzimi thotë që çdo ilaç që do të regjistrohet këtej e tutje duhet të ketë garancinë këtej e tutje që do ta shoqërojë më këtë pullë. Këto janë përpjekje për të rritur sigurinë në tregun farmaceutik, por çdo gjë do të sigurohet sipas momentit", - ka deklaruar ministri Kosova.

Për kreun e Urdhrit të farmacistëve, Arjan Jaupllari, ky është nj vendim skandaloz, që rrezikon tregun e barnave në vendin tonë. “Pasi dështuan të gjitha përpjekjet absurde, së fundmi ka dalë një urdhër që i ve kapak të gjitha marrëzive për këto dy vjet. Ky është urdhri më diskriminues. Nëpërmjet tij detyrohet QKKB të ndalojë çdo aplikues për regjistrim dhe riregjistrim barnash, të cilët nuk pranojnë të vendosin pullën në vendin e origjinës, pa marrë parasysh se ata nuk e kanë problem fare të tërhiqen për shkak edhe të sasisë së vogël që kërkon tregu farmaceutik shqiptar dhe të sëmurët të mbetet pa barna.

Të marrim një shembull të thjeshtë për një kompani farmaceutike, e cila ka për momentin 10 barna të regjistruara dhe në qarkullim. Ajo kërkon të aplikojë pranë QKKB për të regjistruar një bar të ri dhe të riregjistrojë dy barna, të cilave ju mbaron afati normal i regjistrimit pesë vjeçar. Çfarë do të ndodhë? Së pari, do të bllokohet regjistrimi i një bari që në rastin konkret do të jetë shumë i domosdoshëm për jetën e të sëmurëve dhe ata nuk do të mjekohen. Së dyti, nevoja e të sëmurëve për ta siguruar atë, do të nxisë kontrabandën dhe kontrabandistët do të varfërojë xhepat e qytetarëve.

Së treti, do të bllokohen dy barna që janë alternativa të para në listën e rimbursimit. Së katërti, do të mungojnë dy barna, të cilat janë tenderuar dhe kanë lidhur kontratën për të mjekuar të sëmurët në spitale. Së pesti, 10 barnat e kësaj kompanie, të cilat janë të regjistruara vazhdojnë të marrin pullat te QKKB dhe e kanë të drejtën  të jenë në qarkullim. Së gjashti, si pasojë e kësaj, kompania farmaceutike prodhuese ka të drejtë të apelojë për zbatimin e standardeve të dyfishta për të njëjtin prodhues.

Së shtati, në këtë mënyrë ky proces nuk do të këtë as një fillim, por dhe as fund. Së teti, amullia në tregun farmaceutik do të vazhdojë. Së nënti, të humbur në gjithë këtë proces janë të sëmurët nevojtarë për barna. Së fundi, i vetmi fitimtar në këtë proces është koncensionari i paracaktuar jo vetëm me ligj, por dhe me “maliq”, që në vitin 2009”, - ka deklaruar Arjan Jaupllari, kreu i urdhrit të farmacistëve në vendin tonë.

Faksimile e urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë me logo
(Në foto: faksimile e urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por ja çfarë e shqetëson atë