Tregu i karburanteve që po i nënshtrohet së fundi një kontrolli të rreptë, pritet të ndikojë në eleminimin e shumë kompanive fantazmë të karburanteve. Për më se 15 vjet, numri i lejeve për tregtim me shumicë dhe pakicë shumë herë më i madh se sa mund të mbajë një treg, jo vetëm që nuk ka justifikuar tregun dhe cilësinë e karburanteve, por ka ndikuar në evazion të lartë fiskal.
Kontrollet që kanë nisur në të gjithë tregun e karburanteve përvecse po penalizojnë parregullsitë, po ndikojnë në rregullimin e tij, pasi të paktën deri sot, kanë hyrë në procedurat e falimentit 6 kompani të karburanteve, mes tyre grosistë dhe tregtim me pakicë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në faliment janë kompanitë "Taçi Oil" shpk dhe "KUID", dy firma të tregtimit me pakicë të "Taçi Oil International Trading & Supply Company", e cila që nga muaji Dhjetor 2014 u pezullua nga aktiviteti, ndërsa vijon të përballet me kreditorë të shumtë për shlyerjen e detyrimeve.
Në falimentim është gjithashtu kompania "Fisheku", kryesisht me aktivitet tregtar në zonën e Myzeqesë, e cila u përfshi tre vjet më parë në kontrabandën e naftës virginie.
Gjithashtu, kompanitë "Kuqja Oil", "Kanina Petrol" dhe "Eurodrini" kanë hyrë në procedura falimenti.
Nga ana tjetër, ulja e importit të karburanteve e evidentuar këtë periudhë, konstaton zgjerimin e tregut të brendshëm të naftës vendase. Sipas të dhënave nga Doganat, gjatë muajt prill taksa e akcizës u vol për 38 mijë tonë naftë importi dhe 10 mijë tonë naftë vendi, duke treguar se për një muaj, nafta e vendit zuri rreth 26% të konsumit vendas. Por deri sot, vetëm "Gulf Albania" ka të deklaruar shitjen e naftës vendase me cmim 4 lek/litër më pak se nafta e importit.
Inspektorati Shtetëror, Teknik dhe Industrial prej mbi një muaj ka kontrolluar rreth 16% të totalit të tregut, ku vërehet se 6% e produkteve që duhet ta kenë normën e lejuar në 10% të squfurit, e kanë tejkaluar deri në 200%, c'ka flet ende për abuzime me cilësinë në tregun e karburanteve.
Deri tani, IQTI për shkeljet e vërejtura ka penalizuar më se 70 subjekte në katër muajt e fundit, ndërsa së fundi ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri firmosi kërkesën për revokimin e licencës për 23 kompani të tregtimit me shumicë, që nuk përmbushnin kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike.
Kontrollet e nisura në në tregun e karburanteve po detyron pikat e pakicës që tregtojnë karburant që të shesin me kupona dhe për pasojë, gjatë një muaji janë prerë në total 220 mijë kuponë tatimorë më shumë se në 2014-tën, ç'ka vërteton evazionin e thellë në këtë treg.
Ministria e Ekonomisë për të cuar deri në fund luftën kundër abuzimeve në këtë treg si me cilësinë, edhe me evazionin e lartë fiskal, ka nisur një projekt për një sistem për përmirësimin e kuadrit ligjor për të ashpërsuar masat ndaj abuzuesve, që përziejnë karburantin dhe bëjnë evazion.
Tregu i karburanteve gjeneron në vit më shumë se 100 milionë usd të ardhura. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com