Tregu i “ALUIZNI”-t, ushqimet
tregtohen mes plehrave

Tregu i “ALUIZNI”-t, ushqimet<br />tregtohen mes plehrave
TIRANE- Vetëm disa metra larg ALUIZNI-t, gjendet një treg që funksionon pa asnjë standard higjeno-sanitar. Krahas kushteve primitive në të cilat ndodhet ky treg, tregtarët nuk kanë një vend tjetër për të tregtuar mallrat e tyre. Ndërsa qytetarët konsumojnë mallra të pakontrolluar. 
Në Tiranë vazhdojnë të funksionojnë si tregje edhe sheshe që nuk përmbushin asnjë llojë kriteri. E tillë është hapsira pranë ALUIZNI-it, e cila funksionon si një treg fshatarë dhe është jashtë çdo standardi. Ajo është vetëm disa metra mbi tregun e vjetër që funksionon aty prej vitesh, atij të fruta perimeve dhe rrobave. Aty tregtohet gjithçka që vjen nga fshati, duke fillur që nga fruta perimet,  bulmete dhe ushqime të shpejta të tipit fast food në ambjente të hapura.

Të gjitha këto shoqërohen nga era e rëndë e pulave dhe gjelave të detit të cilat tregtohen po në këto ambjent. Sikur të mos mjaftonte kjo, mallrat në këtë të ashtëquajturin treg janë pothuajse në tokë, dhe e vetmja gjë që i ndan nga toka është ndonjë plasmas i shtruar përdhe. Diku rrallë, janë të priviligjar ata që mallrat e tyre i tregëtojnë mbi arka, duke pretenduar se janë më të  pastër. Këto tregëtarë shprehen se “ nuk kemi ku ti trgëtojmë mallrat tona, nuk kemi një treg dhe për këtë jëmi të detyruar ti shesim në kushte të tilla”. “Kur s’ka vend tjetër jemi të detyruar ti shesim këtu, në mes të plehërave dhe erës së keqe, se mallrat të prishen si lëm dot, diku do t’i shesim” - shprehet një zonjë që tregton aty çdo ditë qumësht, djath dhe gjalp. Po në mes të këtyre produkteve që konsumohen çdo ditë nga qytetarët e Tiranës të zë syri ngado plehëra dhe fruta perime të kalbura, të cilat kundërmojnë erë të rëndë. Këto mallra tregëtohen jashtë çdo standardi dhe ambjentet e tregtimit  nuk përmbushin asnjë kusht higjeno-sanitar.

Ky treg fshatarësh funksionon në kushte primitive dhe duke rrezikuar çdo ditë konsumatorët e këtyre produkteve. Blerësit konsumojnë çdo ditë mallra të pa kontrolluar, dhe që përbëjnë një rrezik për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme. Në raste të tilla i takon Bashkisë së Tiranës të marrë masat e nevojshme për përmirësimin e kushteve të tregjeve si dhe pezullimin e tregjeve të tilla si ky pranë ALUIZNI-t. Ky treg nuk është i vetmi në Tiranë që funksionon në kushte të tilla, pasi në të njëjtën situatë janë edhe shumë të tjerë që i trgëtojnë mallrat e tyre në rrugë dhe në cepe të trotuareve duke marrë përsipër edhe pluhërat e shumta të rrugës, papastërtitë dhe bakteret, duke funksionuar jashtë standardeve dhe kushteve higjeno-sanitare.

Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende

Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende