Të dhënat më të fundit nga operatorët kryesorë në treg konfirmojnë rënien e sektorit të “leasing”-ut deri në 30% gjatë vitit 2012, nga afro 11 miliardë lekë gjatë vitit 2011, në rreth 8 miliardë lekë një vit më pas.
Klientët kryesorë kanë qenë kompanitë e ndërtimit që merrnin me qira financiare mjete të mëdha për shtrimin e rrugëve, por bllokimi i punëve publike ka sjellë frenimin e tyre.
Arsyeja e dytë e fortë që po çon në rënie këtë treg është edhe rënia e shënuar në tregun e makinave të reja në vend, ndërkohë që po hyn një mori makinash të përdorura.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)