Tregu i telefonisë celulare në vend
dominohet nga pozita monopol

Tregu i telefonisë celulare në vend<br />dominohet nga pozita monopol
TIRANE- Tregu i telefonisë celulare në vend dominohet nga pozita monopol që diktohen nga kompania e cila është e para në treg. Kompania duke përfituar nga numri i lartë i abonentëve, nuk merr parasysh as vendimet e autoriteteve shtetërore. Ky fakt është pranuar edhe nga vetë kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Piro Xhixho, i cili i pyetur nga deputeti i PD-së, Helidon Bushati, në lidhje me pozitat dominuese të tregut celular nga kompania në fjalë, ka thënë vetëm se, Autoriteti është në fazë konsultimi por jo marrjesh të masave ndaj kompanisë në fjalë.
 
“Përsa i përket problematikës që nuk lidhet me strukturën megjithatë çështje të dominancës, ne jemi tani në proces konsultimi publik të lidhur më këtë çështje të dalë në rekomandim nga konkurrenca, kemi hapur një procedurë konsultimi për teminimet në rrjetet celulare, është në proces deri në 15 mars pastaj hyn në vendimmarrje. Gjykojmë që do merren në konsideratë rekomandimi për të parë mundësinë e ndonjë përmirësimi por mendojmë që rregullimi i tregut ka efektet e tija në kohën e duhur. Dominanca e shprehur nga autoriteti i konkurrencës është dominant që ne po e shqyrtojmë në kuadër të këtij rregullimi që do bëjmë”, tha Piro Xhixho, Kreu i AKEP-it.
 
Këto deklarata u bënë gjatë raportimit të përfaqësuesve të AKEP-it në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u diskutua struktura e re e këtij Autoriteti, e cila prej katër vitesh është çuar si draft propozim në parlament.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Studentët vetëidentifikohen si Martin Cani! Një homazh i pikturuar nga Helidon Haliti

Studentët vetëidentifikohen si Martin Cani! Një homazh i pikturuar nga Helidon Haliti