Tregu kosovar mbyllet për
tullat “Made in Albania”

Tregu kosovar mbyllet për<br />tullat “Made in Albania”
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se eksportet e produkteve qeramike, që kryesisht janë tulla dhe tjegulla, janë ulur në 3 miliardë lekë gjatë 7-mujorit të vitit kundrejt së njëjës periudhë të një viti më parë.

Rënia është 18% kundrejt janar-qershorit të 2012-s. Një vit më parë, eksportet e këtij grupmalli shënuan nivelin më të lartë të 5 viteve të fundit, duke arritur në afro 3.5 miliardë lekë. Kjo ka ardhur si pasojë e rënies së tyre në tregun kosovar.

Rënia e tregut në Kosovë është pasojë edhe e shtimit të burokracive nga dogana e këtij shteti. Problemi, i cili arriti kulmin vetëm dy javë më parë me protestën e mauneve në pikën kufitare në Shqipëri, duket se ka nisur që në fillim të vitit dhe ka çuar në uljen graduale të shitjeve të tullave në Kosovë.

Rënia e tregut të Kosovës po dëmton kompanitë e tullave, të cilat përllogarisin se rreth 50% e aktivitetit të tyre fokusohet pikërisht në këtë treg. Vetëm pak muaj më parë, fabrika më e madhe e prodhimit të tullave në vend, “Volalba” e Lushnjes, shpalli falimentin në kushtet e rënies drastike të shitjeve.


Shkrimi u publikua sot (17.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz