Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto

Në ditën e fundit të vitit 2024, kur na ndajnë pak orë nga nata festive e Vitit të Ri, në tregun e qytetit të Fierit gjelat dhe pulat e detit kanë mbetur pa shitur, në pjesën më të madhe të tyre.

Sipas fermerëve edhe pse çmimi është më i ulët krahasuar me vitin e kaluar, fuqia blerëse është tepër e dobët. Në këtë ditë të fundit të vitit, çmimi i gjelit të detit është 800 lekë për kg, ndërsa pulat shiten me 1000 lekë/kg. Sipas fermerëve  ky çmim mund të jetë i papërballueshëm për konsumatorët, por cilësia nuk krahasohet me produktet e pularive te cilat dalin ne treg me çmim më të ulët.

“S’ka blerës, ne po prodhojmë e po i hamë vetë. Vjet e kam shitur me 1200 lek për kg, këtë vit me 1000 lek për kg! Sivjet kisha 40 krerë, vitin tjetër nuk do të mbaj asnjë. Do heq dorë se s’kam leverdi”, tha një fermer.

“Pulat e detit të pularive shiten në dyqan me 400 lek për kg, ndërsa unë e shes me 800 lek për kg, sepse e rris me misër, jo me koncentrate. Më kanë mbetur sivjet pa shitur dhe do i ha vetë, nuk do e ul çmimin se dal me humbje”, tha një fermere.

Ndonëse këtë vit ka rënë çmimi, sërish qytetarët thane se nuk kane mundesi të blejnë gjalet e detit, pasi pagat dhe pensionet janë të ulta.

“Ne jemi dy pensionistë, unë marr 9 mijë lek në muaj pension, ndërsa bashkëshorti me 12 mijë lek/muaj. Nuk na del fare të blejmë ushqimet e Vitit të Ri”, tha çifti i moshuar në Fier.

Fieri dhe Patosi njihen për mbarështimin e gjelave te detit, të rritur në mënyrë organike, por ndryshe nga vitet e tjera, industria po falimenton fermerët.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tefik: 31/12/2024 22:13

    Cdo vit keshtu thoni qe s'do mbajne me gjela deti dhe prape mbani.!000 Lee kg eshte lire njerzit Po I blejne me 1200 deri 1400 leke kg.Vetem te ankohemi dime.

    Përgjigju
  • Klausi: 31/12/2024 18:55

    Njerzit jan duke pertuar edhe ta therin gjelin tani, E blejn te gatshem ne supermarket.

    Përgjigju
    • Rudina: 01/01/2025 10:36

      O Pjetër mustakiqi, 5 kg me 10 si shkon 100€.

    • Pjeter: 31/12/2024 20:24

      Nje gjel deti mbi 100 euro,dhe garancia eshte vetem fjala e fermerit, le ta hane vete,eshte spekullim e asgje tjeter,tregu ofron te tjera alternativa shume here me pak!!

  • Gjeli polli flori: 31/12/2024 18:38

    Ishalla ju ngelen gjtha 10 mij lek kg e thot lir kokrra lalucit e gjith katnaret e tjere 5 mij lek kg pesh e gjall che osht shum kemi arxhime thojn arxhimet e nocit 5 Mij lek kg blejn gjith Ka nji gjel e jon gjith knoq, ti hajn vet e te plasin pastaj.

    Përgjigju
  • Jim: 31/12/2024 17:06

    Doni te fitoni shume bejini pasterma tani !

    Përgjigju
    • Beni: 31/12/2024 19:18

      Po po me mire pasterma se ato mandarinat bio he si thoni.

  • Qyteti: 31/12/2024 16:43

    Nuk po ju falimenton industria por mendjemadhësia juaj, 10 euro për kg i gjallë, çfarë mendoni se është?

    Përgjigju
    • Boti: 31/12/2024 17:03

      I eshte rritur cmimi katundarit..sikur po i rri gjelit te koka..asnje lloj vaksinimi, asnje kontroll para se ti shese, asnje matrikullim dhe kerkon te beje leket e vitit.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën

Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën