/ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku të martën ka ruajtuar pozita të qëndrueshme kundrejt valutave kryesore, dollarë dhe euro, duke u kuotuar pothuajse me të njëjtat vlera këmbimi sa një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 140.15 lekë, ose 0.02 pikë më pak se një ditë më parë. Ndërsa monedha e gjelbërt amerikane shitet 118.73 lekë ndaj 118.65 lekë që ishte këtë fillim jave.
Kambistët shprehen se, këmbimi valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku dominon këtë periudhë forcimi i dollarit ndaj euros. Ndërsa kërkesë-oferta sipas tyre, bashkë me faktorin "sezonalitet" që lidhet me fluksin e lëvizjeve të emigrantëve, ndikojnë padyshim në lëvizjet e tregut valutor vendas.
/Shqiptarja.com