Tregu valutor, ulet vlera e dollarit ndaj lekut rritet sërish euro
Kursi i djeshëm zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka regjistruar një rritje të vlerës së euros kundrejt lekut, duke konfirmuar kështu shtimin e kërkesës për të në tregun e këmbimeve valutore.
TIRANE- Monedha europiane nuk po e ndal forcimin e saj në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Kursi i djeshëm zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka regjistruar një rritje të vlerës së euros kundrejt lekut, duke konfirmuar kështu shtimin e kërkesës për të në tregun e këmbimeve valutore. Ekspertët e këmbimit valutor bënë të ditur se vlerësimi i euros po ndodh si rrjedhojë e rritjes së kërkesës nga bizneset vendase, kryesisht tregtarët që importojnë në vendet e Bashkimit Europian. Por dita e djeshme ka shënuar, nga ana tjetër, një dobësim të pozitës së monedhës amerikane, e cila po forcohej me shpejtësi kundrejt lekut. Dollari ka zbritur sërish nën kuotën 112 lekë, duke u zhvlerësuar 0.64 lekë ndaj një ditë më parë. Luhatjet e dollarit kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, por gjithsesi monedha ka mundur të ruajë vlera të larta kundrejt lekut dhe euros. Ekspertët paralajmërojnë se “ky do të jetë viti i dollarit”, çka do të thotë se në javët në vazhdim mund të shohim kuota edhe më të larta të tij në tregun e këmbimit valutor. (gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
37.8%
Jo
53.4%
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1042
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?