Treguesit fiskalë, pas 3 vite radhazi
Janari 2014 mbyllet pa deficit

TIRANE- Për herë të parë pas disa vitesh resht, gjatë muajit Janar 2014, financat publike nuk kanë mbyllur muajin me deficit buxhetor. Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat llogariten të jenë në vlerën 27.2 miliardë lekë, nga 26.7 miliardë lekë që ishte planifikimi.

Por duke bërë një krahasim me të dhënat e të njëjtës periudhë të një viti më parë, rezulton se këto të ardhura janë rreth 387 milionë lekë më pak. Po sipas këtyre të dhënave, shpenzimet llogariten në vlerën 24.9 miliardë lekë, ndërsa rezulton një suficit buxhetor prej 2.3 miliardë lekë.

Duket se krahas rritjes së performancës së administratës fiskale për të realizuar të ardhurat edhe planifikimi është më real. Ndërsa, referuar të njëjtës periudhë të vitit të kaluar këta tregues për të ardhurat ishin në vlerën e 27.6 miliardë lekëve, shpenzimet në 27.8 miliardë lekë dhe deficiti në masën e -215 miliardë lekëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë

Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë