Investimet e huaja direkte pësuan rënie gjatë 3 mujorit të tretë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte për 3 mujorin e tretë të 2015-ës kishin vlerën e 231 milionë eurove, në rritje krahasuar me tremujorin e dytë, por me një rënie prej 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës.
Ndërsa, për 9 mujorin e parë, investimet e huaja arritën në 467 milionë euro, në rritje me 19.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
Pas rënies gjatë vitit 2014, investimet e huaja kanë ruajtur rritje pozitive gjatë këtij viti.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com