TIRANE - Banka e Shqipëris njofton se, indeksi i çmimit të banesave rregjistroi një rënie vjetore prej 3.4% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014.

Sipas raportit të BSH-së, çmimet e banesave për këtë periudhë, u ulën me 1.8% kundrejtë tremujorit të parë dhe me 4.7% krahasur me tremujorin e vitit të kaluar.

Raporti vëren se, ndryshe nga treguesi IÇB, indeksi i qirasë (IQB) vijoi për të katërtin tremujor rresht trendin rritës.

Në tremujorin e dytë, indeksi i qirasë në raport me normën e inflacionit, u rrit me 5.1%. Sipas BSH-së, "raporti i indeksit të çmimit ndaj indeksit të qirasë është 0.2 pikë më i ulët krahasuar me një vit më parë".

Ekspertët e fushës mbështetur në statistikat e publikuara nga Banka Qendrore, gjykojnë për një stabilizim të çmimit të banesave në vend, që po shoqeron vitet e fundit kete treg./ATSH/