Numri i rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus është duke u rritur në gati tre çerekë të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që në Evropë janë marrë vendimi për rikthimin e kufizimeve në disa vende dhe paralajmërime për izolime tjera.

Pandemia ka shkaktuar tejmbushje në spitalet me pacientë në të dyja anët e Atlantikut, duke shtyrë autoritetet nga Uiskonsin e deri në Holandë, që të bëjnë paralajmërime për sisteme të mbingarkuara shëndetësore.

Numri i personave të vdekur në SHBA ka kapur rekorde të reja në gjashtë shtete amerikane.

Mesatarja shtatë ditore e numrit të vdekjeve, qëndron në 757, derisa numri total i viktimave ka arritur shifrën 222,000.

Zëvendës-drejtori i sëmundjeve infektive në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Jay Butler, tha se territori amerikan po përballet me një  “trend shqetësues”, të shtimit të rasteve me koronavirus.

Butler ka thënë më 21 tetor se një faktor i rritjes së shkallës së infektimit është qëndrimi i njerëzve në ambiente të mbyllura, pas ftohjes së motit.

Nëdrkohë që në SHBA është rritur ndjeshëm shkalla e vdekshmërisë, në Europë janë rritur ndjeshëm rastet e reja.

Spanja  bëhet vendi i parë që ka kaluar shifrën e 1 milion personave të infektuar me koronavirus që prej nisjes së pandemisë , ndërkohë që edhe Franca në bazë të dhënave të universit John Hopkins e ka tejkaluar këtë shifër.

Britania regjistroi 26,688  raste 24 orët e fundit,  një rritje rekord kjo për vendi ndërkohë që situata nuk paraqitet më e qetë as Itali.

Në rang botëror, Shtetet e Bashkuara renditen të parat në radhë me 8,3 milion të infektuar.