Rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës së gjithsecilit, por vitet e fundit prindërit po ekspozojnë gjithmonë e më shumë edhe fëmijët e tyre drejt rrjeteve sociale. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ diskutuam mbi rrezikun që mund të kenë mediat sociale, hapja e një profili për fëmijët minorenë nga prindërit, duke e ekspozuar fëmijën drejt komenteve negative, personave të padëshiruar ejt. Psikologia Marvina Troka, e pyetur për rreziqet që mund te sjell kjo mënyrë që kanë zgjedhur shumë prindër sot, tha se rrjetet sociale në fakt ndikojnë shumë në psikologjinë e fëmijës:
‘’ Fëmija stopohet tek imazhi fizik fiks, që do të thotë se nëse një fëmijë merr një foto dhe e shikon mundohet të imitojë atë kornizën brenda fotos, kur them kornizën brenda fotos, është sepse vet korniza është foto dhe detyrimisht kthehet në një kornizë brenda fotos së vet pasi ka një tipar fiks. Ky lloj tipari detyrimisht ndikon në atë që fëmija percepton në imazh, nuk e intepretojnë një foto që vendoset në kornizë por një kornizë që vendoset në foto. Dhe detyrimisht fëmija imition një personazh pa e ditur se kush është, kush është personaliteti I këtij lloj personi, dhe futet në një botë që nuk e njeh dhe perceptimi fëmijës është fiks, shumë sipërfaqsor, në atë që duket’’ u shpreh ajo.
Ndër të tjera psikologia Troka tha se për fëmijën kjo është lojë dhe prandaj duhet të tregojnë kujdes në fotografimin e tyre:
‘’ Në momentin që për atë është lojë, është dicka e bukur për tu realizuar, në momentin që fëmija mërzitet do të thotë që është dicka që nuk e dëshiron më, një dicka të tillë, nëse ne për disa kohë do ta shkëpusim këtë fëmijë nga pjesa e fotove, ta linim të lirë të zgjidhte edhe nëse dëshironte të vishte një fustan apo një kostum….ajo do zgjidhte pjesën e lojës, dhe do harronte shumë shpejt pjesën e imazhit vizual’’ u shpreh psikologia.
Ndërsa tha se më problematikja në këtë situatë është se fëmijët janë gjithmonë të rrezikuar:
‘’ Janë kontigjeni ose target grupi më pak imbrojtur, vajza me të vërtet është gjatë gjithë kohës në prezencën e mamit, por nuk do të jetë gjatë gjithë kohës në prezencën e saj sepse një presion që e ndjek në vazhdimësi, njeh cdo proçes të zhvillimit dhe di cdo lëvizje kronologjike të këtij fëmije, në momentin që ky fëmijë do kalojë në një stadt tjetër, në një zhvillim tjetër që do të thotë do të futet një proçes tjetër ,atë të adoelshencës që do të thotë nuk do të jetë gjithë kohën në prezencën e prindërit’’, ndaj sipas saj këtu mund të lindin probleme, dhe për këtë arsye prindërit duhet të kenë kujdes dhe të shohin më tej përpara se të vendosin të hapin një llogari në rrjetet sociale.