Treni del nga shinat në Zvicër, mbyllet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë

Treni del nga shinat në Zvicër, mbyllet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë

Treni në Zvicër

Pasagjerët e trenave midis Zvicrës veriore dhe jugore do të duhet të anashkalojnë tunelin më të gjatë hekurudhor në botë dhe t’i kthehen rrugës alternative për muaj të tërë, pasi një tren mallrash doli nga shinat dhe shkatërroi binarët.

Autoritetet në Zvicër kanë vendosur të mbyllin tunelin më të gjatë në botë hekurudhor, pas daljes së një treni nga shinat, aksident që e dëmtoi atë rëndë.

Në një deklaratë për mediat, shërbimi hekurudhor zviceran deklaroi se nuk ka një datë të saktë se kur mund të hapet tuneli, teksa shtoi se vagonët e trenit të aksidentuar më 10 gusht, janë ende brenda tij.

Tuneli i Gotthard u hap në vitin 2016. Për ndërtimin e tij u deshën 20 vite, teksa kostoja arriti 12 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i hekurudhave, Vincent Ducrot u shpreh se Gotthard është një prej tuneleve më të sigurt në botë dhe se kjo ngjarje e ka dëmtuar rëndë imazhin e kompanisë.

Në aksidentin e 10 gushtit, të paktën 15 vagonë dolën nga shinat, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Rreth tetë kilometra shina dhe 20,000 lidhje betoni hekurudhore duhet të zëvendësohen. Riparimi mund të zgjasë deri në fund të këtij viti.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!