Treni i blinduar dhe eskorta me limuzinë/ A është kjo vizita sekrete e Kim Jong Un në Pekin?

Treni i blinduar dhe eskorta me limuzinë/ A është kjo vizita sekrete e Kim Jong Un në Pekin?

Treni i blinduar me 21 vagonë i Kim Jong Un

Një tren misterioz i blinduar u shfaq në Pekin ditën e djeshme, sipas të gjitha gjasave i nisur nga Pheniani, duke ngritur zëra të shumtë se udhëheqësi i Koresë së veriut Kim Jong Un vizitoi Kinën në prag të bisedimeve të parashikuara me presidentin amerikan Donald Trump.

“Bloomberg” dhe “South China Morning Post”, të cilat cituan disa burime që parapëlqyen të mbeteshin anonime, raportuan se Kim Jong Un ishte në atë tren. Edhe portale të ndryshme të Koresë së Jugut publikuan raportime të njëjta. 

Një tren me 21 vagona, i lyer me ngjyrë të gjelbër dhe vija të verdha, i njëjtë me atë që kishte shkuar në Kinë në vitin 2011 gjatë vizitës së babait të Kimit, Kim Jong Il, hyri në Pekin dje, duke bërë që të përhapeshin spekulime të shumta se bëhej fjalë për një vizitë të Kimit. 

Kim Jong Il gjatë një vizite ndërkombëtare me trenin e tij

Nëse konfirmohet vizita e Kim Jong Un në Kinë, ajo do të ishte vizita e tij e parë jashtë vendit, që kur u ngjit në pushtet në vitin 2011, pas vdekjes së babait.

Zyrtarët kinezë kanë qëndruar në heshtje për këtë vizitë, dhe mediat koreanoveriore nuk kanë përmendur asnjë lloj vizite në Kinë. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkesë të “USA Today” për ta komentuar këtë lajm.

Trump dhe Kim Jong Un kanë vendosur që të takohen në javët e ardhshme për të diskutuar për denuklearizimin e Gadishullit Korean. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Koreja e Veriut ka pranuar të ndërpresë testet e raketave dhe armëve të tjera bërthamore dhe të mos i kundërshtojë publikisht stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, sikurse ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. 

Një takim i tillë do të ishte i pari ndërmjet një presidenti amerikan dhe një udhëheqësi të shtetit të izoluar. Delegatë nga Koreja e Veriut dhe e Jugut si dhe nga SHBA-të u takuan javën e kaluar në Finlandë për të diskutuar çështjet përkatëse përpara takimit të propozuar. 

Megjithatë, përdorimi i trenit nga ana e Kim Jonbg Un për këtë vizitë të mundshme në Pekin ëhstë shumë e çuditshme, sepse pasioni i Kim Jong Un për të fluturuar është i njohur që kur ai ishte fëmijë.

Linjat ajrore të vendit janë modernizuar vitet e fundit për të të pritur misionet ndërkombëtare. Edhe motra e Kimit së fundmi përdori një nga avionët e linnjës IL-62M VVIP për të udhëtuar për në Korenë e Jugut për Lojërat Olimpike. 

Kim Jong Un gjatë një fluturimi të brendshëm në Korenë e Veriut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë