Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Gërdecit”, ku një tren i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me një automjet tjetër, ku për pasojë është plagosur një fëmijë 11-vjeç.
Njoftimi i plotë:
Informacion Paraprak
Më datë 18.08.2018, rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.