TIRANE -  Lokomotiva e një treni mallrash të linjës Shkodër - Vorë ka dalë nga shinat pranë stacionit të Ishmit.

Treni me 15 vagonë transportonte grurë dhe destinacioni i fundit ishte Vora. Lokomotiva ka dalë nga shinat rreth 50 metra pa shkuar në stacionin e Ishmit.

Shkak është amortizimi i linjave hekurudhore.  

Nga të dhënat e para mësohet se makinisti nuk është lënduar.

Specialistë dhe mjete hekurudhore po punojnë që prej disa orësh për rikthimin e normalitetit në linjën Vorë – Shkodër.  Burime zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshmë e HSH, bënë të ditur për ATSH-në se treni i mallrave që vinte në drejtim të Vorës natën e kaluar ka dalë nga shinat.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz dhe dëme materiale, thanë burimet, sipas të cilave, tashmë po punohet për të rivënë në funksion linjën hekurudhore Vorë – Shkodër.



treni
(Foto: Treni i linjës Shkodër-Vorë që doli nga shinat pranë stacionit të Ishmit)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)