Treni ilegal serb nuk hyn në Kosovë
ndalohet në kufi, kthehet në BeogradVIDEO/Momenti kur serbët lënë trenin në stacion

Treni ilegal serb nuk hyn në Kosovë<br />ndalohet në kufi, kthehet në BeogradVIDEO/Momenti kur serbët lënë trenin në stacion
Prishtinë - ​Treni ilegal serb i cili u nis mëngjesin e sotëm nga stacioni qendror hekurudhor në Beograd me destinacion Mitrovicës, është kthyer pas dhe nuk është lejuar që të kalojë në territorin e Kosovës.
 
Lajmi konfirmohet nga mediat e Kosovës, duke iu referuar burimeve pranë Qeverisë. Treni i mbuluar me afishe provokuese "Kosova është Serbi" është ndaluar në stacionin hekurudhor të Rashkës, në kufirin mes dy vendeve nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. 

Pas ndalimit në kufi, mjeti hekurudhor është kthyer në Beograd. 
 
Autoritetet e Kosovës patën dhënë urdhër të prerë që treni serb të mos lejohej të hynte në territorin e shtetit të Kosovës. 

Përmes një shkresë të cilën Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kërkohet të ndalohet çdo lëvizje të trenave pa autorizim e pa licencë nga autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës.
 
Jo zyrtarisht jemi njoftuar për një tren i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e operatori i të cilit nuk ka marrë autorizimet gjegjësisht licencat përkatëse të parapara me ligj për të operuar në Republikën e Kosovës. Ligji për hekurudhat e Kosovës me nenin 91 përcakton se “është e ndaluar të operohet me shërbime hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë pa licencat e domosdoshme, certifikata dhe autorizime””, citohet t’i ketë thënë Zharku Maxhunit.
 
Më tej, në shkresë theksohet: “Duke marrë parasysh nevojën për koordinim ndërinstitucional, kërkojmë nga Policia e Kosovës që të mbështet autoritetet kompetente ARH dhe INFRAKOS në menaxhimin e situatave kur kemi të bëjmë me paralajmërimin e situatave për lëvizje të paautorizuar të trenave nga shteti i Serbisë në hekurudhat e Kosovës në përputhje me nenin 45 par.14 të Ligjit për Hekurudhat e Kosovës”, thuhet në shkresën që ministri Zharku i ka dërguar drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.  

Thaçi: Treni serb, ilegal, cenon sovranitetin e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se treni ilegal me afishe nacionaliste që është nisur për në Kosovë nga Beogradi, duhet ndaluar.

Kreu i shtetit ka deklaruar se “autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”.

Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”
, ka deklaruar kreu i shtetit, Hashim Thaçi.

“Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”.

treni serb
Kthehet drejt Beogradit, %u201Ctreni ilegal%u201D q%u0117 u nis nga Serbia n%u0117 Kosov%u0117
(Treni serb me mbishkrime "Kosova është Serbi")


Mustafa mbledh me urgjencë ministrat
Kryeministri Isa Mustafa, ndodhet në zyrën e tij në Qeveri dhe gjatë tërë ditës ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente, për trajtimin e çështjes së trenit ilegal serb.

“Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe autoritetet tjera përgjegjëse ndodhen në zyrat e tyre dhe të gjitha dikasteret tjera relevante janë në krye të detyrës”, kanë thënë burime pranë qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se cilët do të jenë hapat që do të ndërmerren në këtë rast. 

Hyseni, me urdhër të prerë: Të ndalohet hyrja e trenit “Kosova është Serbi”
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka dhënë urdhër për ndalimin e trenit.

“Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet, duke përfshirë edhe ato alternative që treni të ndalohet. Ka urdhër të prerë nga unë si ministër i Punëve të Brendshme që të veprojë në pajtim me ligjin. Dhe, në pajtim me ligjin do të thotë të ndalohet hyrja e atij trenit të paligjshëm në territorin e Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë, mediat serbe njoftojnë se treni me ngjyrat e flamurit të Serbisë, që sot u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës, ka ndaluar në qytetin e Rashkës në Serbi, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Mediat serbe citojnë zyrtarët serbë që po udhëtojnë me trenin se po presin paraqitjen publike të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka mbajtur një mbledhje të shërbimeve serbe të sigurisë.

Sipas njoftimeve, kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vënë nën kontroll të forcave të shtuara të Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur mediat serbe

Forca të shtuara të Policisë në Jarinje në pritje të trenit 
Mediat në Serbi po raportojnë se Policia e Kosovës do të bëjë gjithçka për të ndaluar trenin e emërtuar “Kosova është Serbi” për të hyrë në territorin e Kosovës.

Në pikën kufitare të Jarinjës është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët sonte do të kontrollojnë trenin i cili për herë të parë pretendon të hyjë në Kosovë që nga përfundimi i luftës, 18 vjet më parë.

policia e kosoves
policia
policia
(Policia e Kosovës në pritje të trenit serb)

Siç raporton reporteri i “Tanjugut”, në Jarinjën e Poshtme gjenden rreth 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po e presin trenin, ndërsa në vend të ngjarjes janë edhe disa rreth 10 vetura të policisë, transmeton Koha.net.

“Kuriri” serb pak më parë raportoi se treni, sipas të gjitha gjasave, do të kthehet në Beograd, pas qëndrimit për një kohë në Rashkë, dhe arsye për këtë raportohet të ketë qenë sulmi i pretenduar terrorist, i bazuar në një video anonime ku shiheshin disa persona të maskuar duke vendosur diçka në shinat e hekurudhës diku në veri, e që dyshohet se ishte eksploziv. 

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë