TIRANE - Një tren ka përplasur një automjet duke lënë të vdekur një vajzë dhe plagosur rëndë vëllain e saj dhe një vajzë tjetër ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me makinë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “treshi”, kur makina tip Ford me targa TR 7358 U u përplas nga treni i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Kristjana Ndosha 21 vjeç nga Fushë-Arrëzi ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik, ndërsa vëllai i saj Mikeli 20 vjeç dhe vajza tjetër ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Kristjana dhe Mikeli banonin në zonën e njohur si Stacioni i Trenit në kryeqytet, në fund të rrugës “Jordan Misja”.
Sipas dyshimeve të para lidhur me ngjarjen, makina me të cilën udhëtonin vajza e cila humbi jetën, vëllai i saj dhe një person tjetër i paidentifikuar përdorej si taksi. Dyshohet se gjatë momentet që makina ka tentuar të kalojë mbi shinat e trenit ka pasur një fikje të automjetit duke mbetur në mes të shinave.
Sipas gazetari të televizionit A1Report, Arsen Rusta shkak për aksidentin dyshohet të jetë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të automjetit, i cili është shoqëruar në polici. Shkak është bërë edhe mungesa e një trau.
Dëshmitarët e shumtë në vendngjarje i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht Kristjana ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa i vëllai, Mikeli është transportuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, së bashku me personin e tretë emri i të cilit ende nuk dihet.
VIDEO
/Shqiptarja.com

FOTO