Treni rus me mbishkrime "Kosova
është Serbi" drejt Mitrovicës/FOTO

Treni rus me mbishkrime është Serbi" drejt Mitrovicës/FOTO">
Serbia pritet të dërgojë në Kosovë trenin e prodhuar në Rusi, i cili për herë të parë pas 18 vjetësh nga bombardimet e NATO-s, do të futet në Mitrovicën veriore.

Treni është një provokim i rëndë dhe ka të shkruar përveçse ikonostase serbe, edhe një parullë të madhe në 21 gjuhë: “Kosova është Serbi”.

Portali rus Sputnik, i ka kushtuar një shkrim të rëndësishëm këtij eventi që e shoqëron me foto speciale.

Treni është i markës ruse “Dizelka”, që mban ngjyrat e flamurit serb dhe simbolet serbe.

Treni do të operojë itinerarin Beograd – Mladenovac – Lapovo – Kragujevac – Kralevë – Rashkë – Mitrovicë.

[gallery]20566[/gallery]

Linja Test Beograd – Mitrovicë do të operojë nga 20 janari deri në 26 shkurt, pas të cilit do të vendoset nëse do të bëhet një vijë e rregullt. Treni është i zbukuruar me piktura në afreske të katër manastireve në Kosovë, të cilat janë të mbrojtura me listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 2004, dhe që nga viti 2006 në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore. Në listë janë edhe manastiret – Graçanicë, Visoki Deçani, Ljeviska dhe Patriarkana e Pejës.

Pamja e jashtme i trenit është e dekoruar me flamurin e Serbisë dhe emrat e kishave më të bukura serbe, manastireve dhe qytetet mesjetare të Kosovës, dhe në mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipe.

Udhëtimi promocional është organizuar në ditën e parë të vitit të ri serb, dhe treni do të niset nga stacioni kryesor hekurudhor në Beograd.

Drejtori i Zyrës për Kosovën e Metohinë në qeverinë serbe Marko Gjuriç ka thënë se ai nuk pret që autoritetet e Kosovës të ndalojnë hyrjen e trenit, pasi tha ai, treni nuk ka të bënte me nacionalizëm, shovinizëm por është shprehje e të drejtave të njeriut.

Me iniciativën e Zyrës për Kosovë, “Srbija voz” lançon për herë të pare, që nga viti 1999, linjën hekurudhore midis Beogradit dhe Mitrovicës në Kosovë.

Trenat do të niset të premteve në 10:40 nga Mitrovica, ndërsa nga Beogradi të dielën në orën 8:30.

Në linjën direkte Beograd – Mitrovicë do të përdoret një tren i prodhuar në Rusi, i cila do të fillojë udhëtimin e tij inagurues në ditën e parë të Vitit të Ri serb./DailyNewvs.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë