PRISHTINË - Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës shfrytëzuan seancën e sotme plenare për të akuzuar ekzekutivin e vendit rreth zgjidhjes së problemit të Trepçës.
Sipas KosovaPress, ata nuk hezituan të akuzojnë kryeministrin Isa Mustafa se po bënë pazare me serbët.
Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se për Trepçën, si Lista serbe ka filluar të mendojnë edhe LDK e PDK.
" Si Lista serbe filluan të mendojnë edhe PDK-dhe LDK. Qeveria dhe deputetët e saj na thanë që kjo nuk është rruga dhe u tërhoqën dhe me këtë tërheqje në mënyrë indirekte thanë se Trepça nuk do të vendoset në funksion të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve, por në funksion të negociatave me Serbinë, ashtu siç kërkoi Beogradi. Kështu, sipas tyre, shpëton Trepça, fillimisht me zgjatjen e afatit për riorganizimin dhe likuidimin e saj", ka thënë Ymeri.
Ai po ashtu ka thënë se qeveria duhet që domosdoshmërisht ta shpallë Trepçën ndërmarrje publike në mënyrë që pastaj, si shtet të përballemi me çfarëdo pretendimi dhe të punojmë në mënyrë që këto pretendime mos të shndërrohen në detyrime.
Po ashtu, kritika kishte edhe Palë Lekaj në emër të Grupit Parlamentar nga AAK-ja, i cili tha se mënyra e tërheqjes së ligjit për Trepçën është e papranueshme.
"Të hiqet një ligj që kemi qenë që të gjithë unanim është diçka absurde dhe kjo do të mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që mendojnë kështu", tha Lekaj.
Ndërsa, Muhamet Mustafa nga LDK e ka konsideruar Trepçën, një çështje komplekse./ATSH/
/Shqiptarja.com