VLORË - Tre persona u arrestuan  nga Policia e Vlorës pasi u kapën të armatosur në ambientet e brendshme të një pike basti. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga Vasil Papën 32 vjeç, Ergyst Muratin 27 vjeç dhe Klajdi Begaj 26 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Ata u arrestuan në lokalin e basteve sportive "Eccobet" në lagjen "Pavarësia", ku ju sekuestruan 3 armë zjarri pa leje dhe 36 fishekë, në një operacion policor të koduar "Treshja Eccobet".
 
Vasil Papa, dispononte një armë zjarri në brez pistoletë të llojit "TT" model 54, 2 krehra me nga (7+6) fishekë plus 1 fishek tjetër i cili ndodhej në folenë e fishekut, duke paraqitur një rrezikshmëri të lartë për qytetarët.
 
Gjithashtu, pranë një tavoline në të cilin po qëndronin shtetasit: Klajdi Begaj dhe Ergyst Murati, u gjetën 2 armë zjarri të tjera (TT dhe Beretta), si dhe 2 krëhëra me 7 dhe 15 fishekë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë.
 
eccobeti operacioni

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-- 2 armë zjarri pistoletë të llojit "TT" model 54,
-- 1 armë zjarri pistoletë të llojit "Beretta",
-- 21 fishekë të kalibrit 6.72 mm,
-- 15 fishekë të kalibrit 9 mm,
-- 4 krehra të mbushura me fishekët e mësipërm,
-- 6 aparate celularë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)