Tri çmime të para për “14 vjeç
dhëndër” të Elma Doresit

Tri çmime të para për “14 vjeç <br />dhëndër” të Elma Doresit
TIRANE - Komedia “14 vjeç dhëndër” ka marrë tri çmime të para në festivalin “Flaka e Janarit” në Gjilan. Komedia e cila korri sukses për javë me radhë në skenën e Teatrit të Metropolit, u nderua mbrëmjen e së mërkurës me çmimin “Shfaqja më e mirë” e Festivalit, “Regjisorja e realitetit të ri teatror” për regjisoren Elma Doresin dhe “Aktori më i mirë” për Devis Mukën, në rolin e Gjinos. Komedia e bazuar mbi motivet e Çajupit, në këtë festival mori vlerësimet më të mira si nga kritika e festivalit, po aq edhe nga publiku, ku ky i fundit për 25 shfaqje me radhë ka mbushur plot sallën e Teatrit Metropolit.

“Jam shumë e lumtur për çmimet, për arsyen e vetme, se për herë të parë ndodhi që mendimi I kritikës, jurisë dhe sidomos I publikut ishte mendim unanim për vlerësimet” shprehet regjisorja Elma Doresi. Komedia “14 vjeç dhëndër”, premiera e së cilës ishte 16 nëntor 2012, vjen në një këndvështrim regjisorial ndryshe, ku nuk do të mungojnë elemntet si: folk në kostumografi, në muzikë e cila interpretohet live nga aktorët. Gjithë shfaqja, e cila është një ripunim mbi motivet e Çajupit, nga vetë regjisorja Elma Doresi dhe aktori Devis Muka, mbahet në zhanrin e groteskut, zhanër që përfshin interpretimin e roleve ashtu edhe në skenografi dhe kostumografi.

Është bërë një adaptim i tekstit të bazuar tek Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjell skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant. Nuk ka ndryshim kohe, por ndryshim në strukturë, komstumografi, skenografi dhe interpretim. Komedia “14 vjeç dhëndër” shfaqet këtë fundjavë (të shtunë dhe të diel) në sallën “Shekpir” të Teatrit të Metropolit, në orën 19:00.

Interpretojnë aktorët Marsela Lena, Klodian Hoxha, Devis Muka, Arjeta Dhima, Lorenc Kaja, Eriona Kakeli, Genti Deçka, Alban Musa, Ajlin Petrela, Aldion Matarangasi, Klaus Laçi. Komedia zgjat 90 minuta.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren