Tri filma të Xhanfize Kekos në Kopenhagen, sot shfaqet 'Tomka dhe shokët e tij' dhe 'Mimoza llastica'

Një dekadë pas ndarjes nga jeta të regjisores, Xhanfise Keko, (Artiste e Popullit) filmat e saj, vazhdojnë të shihen jo vetëm në ekranet tona, por edhe në vende të ndryshme të botës.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”  dhe “Mimoza Llastica” prezantohen sot në Kopenhagen. Ndërsa, në datën 9 nëntor do të shfaqet “Kur xhirohej një film”.

“Tomka dhe shokët e tij”, ka në qendër një djalë të vogël, Tomkën, që i pëlqen të luajë me top. Por nazistët kanë hyrë në qytet edhe marrin fushën.

Tek “Mimoza Llastica” në qendër të filmit është një vajzë të vogël e përkëdhelur, e cila dëbon nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj, derisa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.

“Kur xhirohej një film” ka në qendër familjen. Genti i vogël është nën stres, sepse prindërit e tij janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez.

Edhe pse filmat e Kekos po shohin dritën e kinemave evropiane, producenti Genc Përmeti, i cili është edhe distributori i këtyre filmave, mendon se pas viteve ‘90 nga shteti shqiptar vëmendje ndaj kësaj regjisoreje nuk ka qenë sa duhet.

Të tre filmat janë skanuar edhe restauruar, prandaj do të projektohen në format bashkëkohor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars