Tri hyjni dardane do të
ekspozohen në Paris

Tri hyjni dardane do të<br />ekspozohen në Paris
TIRANE- Tri hyjni të lashta të zbuluara në trojet e Kosovës do të eskpzohen më 21 mars në Muzeun Nacional Arkeologjik të Francës. Eskponantet arkeologjike do të jenë pjesë e ekspozitës “Hyjnitë e Ballkanit”, organizatorë i së cilës është Alain Villes. Në këtë ekspozitë Kosova do të përfaqësohet me tetë figurina, tri hyjni, dy figurina femërore, dy figurina zoomorfe dhe një enë rituale, të zbuluara në sitet arkeologjike të Kosovës.

Ideator i përzgjedhjes së tri veprave është Kemajl Luci nga Muzeu i Kosovës. Kemajl Luci, arkeolog në Muzeun e Kosovës, thotë se ky projekt ka filluar para tre-katër vjetëve dhe i erdhi koha për t’u finalizuar. Këto vepra karakterizojnë ritualet dhe origjinalitetin e tyre. Në këto dëshmohet se civilizimi dhe kultura e neolitit të mesëm dhe neolitit të vonë zanafillën e ka në trevën e Dardanisë, sot në Kosovë”.

Arkeologu Luci tregon se këto figurina tregojnë historinë e civilizimit të Kosovës, që nga koha e neolitit, prej milleniumit të gjashtë deri në milleniumi i katërt para Krishtit. Luci thotë ndër të tjera se “kjo është e para herë që Kosova prezantohen si shtet në Francë dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian”, ku argumenton se “ky është një akt nismëtar të një bashkëpunimi në mes të Francës dhe Kosovës në fushën e arkeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore, ku janë të përfshira disa institucione nga Franca sikur që është Instituti Nacional i Trashëgimisë, Shkolla Franceze e Athinës dhe Shkolla Franceze në Romë”.

Në kuadër të kësaj ekspozite do të publikohet edhe një katalog shkencor në gjuhën shqipe, frënge dhe me rezyme në gjuhën angleze, që do të jetë deri në 50 deri 60 faqe. Kemajl Luci është autor i këtij katalogu bashkë me Alain Villes nga Instituti Nacional Arkeologjik i Francës. Bashkëpunëtorë janë restauruesi i Muzeut të Kosovës Izri Gashi. Fotografitë i ka bërë Enver Bylykbashi, hartat të cilat e përcjellin këtë publikim i ka punuar gjeografi Tomor Çela, ndërsa përkthimin nga gjuha frënge në gjuhën shqipe e kanë bërë Arben Hajdari dhe Kushtrim Kuqi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf