Tri koburet e 1700-s, prodhimit në
Shqipëri me mbishkrimin 'London'

Tri koburet e 1700-s, prodhimit në<br />Shqipëri me mbishkrimin 'London'
TIRANE- Në muzeumet e Shqipërisë ruhen tri copë kobure, që kanë në tytën e tyre të shkruar me argjend dhe gërma të mëdha LONDON. Për herë të parë këto tërhoqën vëmendjen e Profesor Fentonit, drejtor i Muzeut të Edinburgut dhe sekretar i Atllasit etnografik evropian. Nuk u përmbajt dot nga befasia dhe i fotografoi menjëherë. Ndërsa mua më lindi mendimi të zbuloja të fshehtën e tyre.

U desh shumë punë.
Në vitin 1991 tek po vizitoja Muzeun Hombetar të Hungarisë, në Budapest, takova dy studiues të armëve, të cilët më dhuruan dy albume, njëri prej të cilëve ishte me armët e zjarrit të atij muzeumi. U ula në një stol buzë Danubit dhe shfletova albumet. Pashë se këto lloj koburesh janë prodhuar nga viti 1780 deri në vitin 1820. Vazhdova rrugën për në Gjermani dhe atje mësova për vlerën e tyre. Kur u ktheva, i restaurova dhe ato vazhdojnë të ruhen shumë mirë, pa asnjë problem.

Të gjitha pjesët veç tytës dhe çarkut, janë prej argjendi. Analizat treguan edhe praninë e bakrit, të shtuar për të rritur fortësinë. Iu drejtova miqve të mi në "Victoria and Albert Museum" në Londër. Ata më këshilluan të drejtohesha në British Museum dhe miqtë atje më rekomanduan Kullën e Londrës, ku ruhen armët mbretërore të sulmit. Nuk vonoi dhe erdhi përgjigjja. Këto armë nuk janë fare angleze, por të prodhuara diku në Perandorinë turke.

Ekziston mundësia që të jenë prodhuar edhe për tregun e Orientit, të falsifikuara, apo që tyta dhe çarku të jenë prodhuar në Angli dhe pastaj të jenë montuar në paftën prej argjendi në punishtet orientale. Abedin Caushi, në studimin e tij për zejen e prodhimit të armëve në Elbasan gjatë shek XIX dhe botuar në Etnografija shqiptare Nr 1, 1971, hedh idenë se këto mund të jenë prodhime të Beratit. Por, jo! Kobure me një konfiguracion të tillë, por pa shkrim, në Shqipëri ndodhen ndonja 30 copë, të ngjashme edhe më shumë. Por të tilla kam parë në Stamboll, Vienë, Gjermzni, Hungari, etj. Pranie e tri kobureve me këtë shkrim dëshmon për ekzistencën e një tregu të tyre në trojet shqiptare.
kobure

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559