Tri libra për fundjavë, bota pa
Amerikën dhe gjenitë lakuriq

Tri libra për fundjavë, bota pa<br />Amerikën dhe gjenitë lakuriq
TIRANE- Këtë javë ju rekomandojmë tre tituj të rinj për leximin në kohën e lirë. Sipas preferencave mund të zgjidhni një libër që ngërthen publicistikë, histori dhe politikë, një libër për të mësuar më shumë mbi adoleshentët dhe pse jo një roman erotik për t'u lexuar nën hijen e çadrës.

Por le të fillojmë me një supozim të fortë të politologut Robert Kagan, të cituar shpesh nga presidenti amerikan Barack Obama. Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa rritet ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia?

Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit?

Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t'u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë.

Nga faqet e historisë dhe të politikës në faqet e erotizmit që më shumë se kurrë lexohet gjatë pushimeve të verës.  Romani “E lidhur ngushtë me ty”, është  libri i tretë i serisë “Crossfire” të autores amerikane, Sylvia Day. Një libër me një shtrat të fortë erotik, por edhe me një fabul tërheqëse, që të bën ta çosh librin deri në fund me një frymë. Sylvia Day është shkrimtarja nr. 1 më e shitur në listën e “Neë York Times-it”, si edhe në mbarë botën, me më shumë se një duzinë romanesh, që kanë fituar çmime e janë përkthyer në 40 vende.

Dhe së fundi ia vlen të ndalohet tek adoleshentët. Prindërit shfletojnë dhjetëra faqe për të kuptuar më shumë botën e tyre, por edhe një roman mund të hedhë dritë sa një guidë psikologësh. Befasia ngashënjyese e marrëdhënieve me adoleshentët dhe ato midis vetë atyre, mund të vijë fare mirë edhe nëpërmjet një romani të shkruar me njohje dhe kulturë siç është ky i Slavko Pregl, "Gjenitë pa brekë". Të krijohet përshtypja se do të ishte një sfidë e lehtë pasqyrimi i jetës së adoleshentëve, por jo.Dalin me qindra "pengesa", nxjerrin kokë me qindra të vërteta dhe të gjitha këto nuk i shpëtojnë dot elegancës me të cilën autori hedh dritë në karakteret e veçanta dhe në personalitetin e tyre që sa vjen dhe merr formë. Slavko Pregl me këtë roman të shtyn të mësosh se cila është bota interesante, madje dhe e jashtëzakonshme e adoleshentëve të sotëm në të gjitha shkollat dhe në jetën që na rrethon.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës