Trieste po bëhet gati për një mori tifozësh të Juventusit të cilët do të jenë ditën e dielë për ndeshjen e kampionatit me Cagliarin, dhe që do të luhet në stadiumin Rocco në 20.45, në të njëjtën kohë me derbin e Milanos.

Stadiumi parashikohet sipas shitjes së biletave, që të mos ketë asnjë vend të lirë. Shpresa e tifozëve bardhezinj është që të jenë prezentë në fitoren e bardhezinjve, por mbi të gjitha edhe për suksesin.

Stadiumi i Triestes që po pret ndeshjet e Cagliarit, për shkak të rikonstruksionit, ka 28 mijë vende që janë pak për kërkesat. por shumë tifozë të Juves po planifikojnë udhëtimin qoftë edhe për të qenë pranë impiantit, gati për të festuar titullin kampion.(rb/shqiptarja.com)