Triologjia shqiptare e artistit
Armando Lulaj në Venecia

Triologjia shqiptare e artistit<br />Armando Lulaj në Venecia
Shqipëria përfaqësohet në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia 2015 me veprën “Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta”, e artisti Armando Lulaj.

Kjo vepër  përfaqëson përfundimin e një kërkimi shumë-vjeçar të artistit sa i përket periudhës së Luftës së Ftohtë në Shqipëri por edhe më gjerë, rolit të së kaluarës në të tashmen, kujtesës dhe eksperiencës historike – veçanërisht nëpërmjet arkivave, “trofeve” dhe “boshllëqeve” të së kaluarës. Vepra e parë në këtë cikël titullohet “It Wears as It Grows”, kurse e dyta është e mirënjohura “Never” – që është shfaqur në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare. Vepra e tretë, “Recapitulation” do të prodhohet posaçërisht për Bienalen e Venecias.

Prezantimi mbi pavijonin shqiptar “Trilogjia Shqiptare: Një Seri Stratagjemash të Tërthorta” nga  artisti Armando Lulaj, kuruar nga Marco Scotini dhe asistent kurator Andris Brinkmanis, ka zgjuar interes si në lidhje me subjektin edhe me perspektiven se si artisti sheh, interpreton dhe prezanton në pavijon, historinë e komunizmit.

Realizimi i pavijonit shqiptar është rezultat i bashkëpunimit të artist, kuratorit dhe stafit të tyre me Ministrinë e Kulturës, si edhe stafit administrativ të ministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.

armando lulaj

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman