Në Spanjë Real Madrid ka fituar 3-0 kundër Bilbao-s në një takim ku protagonist absolut ishte Benzema. Pas pjesës së parë të mbyllur me porta të paprekura, francezi me fillimin e së dytës nisi serinë e golave duke realizuar tre herë. Një fitore e cila "blindon" vendin e tretë dhe që mban ‘glakatikët’ në garë me Atletico Madrid për vendin e dytë.
Në Bundesligë Dortmund-i i është përgjigjur bindshëm Bayern-it pasi ka fituar thellë me shifrat 0-4 në transfertë kundër Freiburg. Skuadra e Favre nisi dominimin që në minutën e 12 me Jadon Sancho, ndërsa më pas gjeti edhe tre herë rrjetën me Reus, Gotze dhe Alcaser. Me fitoren e sotme verdhezinjtë renditen në vendin e dytë me 69 pikë, 1 më pak se Bayer-i kryesues.