Barcelona ka lënë pas zhgënjimin e javës së kaluar kundër Getafe-s pasi për llogari të xhiros së 12 të La Liga-s ka mposhtur 4-1 Celta Vigo-n. Në Camp Nou u deshën vetëm 23 minuta lojë për të parë Messi-n që të zhbllokonte shifrat, por miqtë nuk u kompleksuan dhe arritën të barazonin me Olaza. Gjithsesi në ekstremin e pjesës së parë ishte sërish argjentinasi që me golin e dytë personal kaloi sërish në epërsi katalanasit.
Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 48 Lionel Messi kompletoi tripletën personale, para se Busquets më pas të vuloste shifrat përfundimtare.
Me ‘poker’ tre pikët i ka marrë edhe Real Madrid, që në transfertën e Eibar fitoi 0-4. Për ‘galaktikët’ Benzema realizoi dopietë, ndërsa nga një herë rrugen e rrjetës e gjeti Sergio Ramos dhe Valverde.