Dinamo fitoi 4-0 me Besëlidhjen për javën e pestë të Kategorisë së Parë. Tripleta e Taulant Markut dhe goli i Ersil Ymerit kanë bërë që Blutë të marrin kreun e tabelës me 11 pikë. Në "Selman Stërmasi" kanë dominuar vendasit e Nevil Dedes, që kanë treguar se janë skuadra kryesore për ngjitjen në elitën e futbollit.

Goleada e Bluve ka nisur në minutën e 39, me Taulant Markun që ka hapur serinë e golave. Pas vetëm tre minutave sërish Marku do shënonte golin e qetësisë, ndërsa do plotësonte tripletën në të 72 minutë, para se Ymeri të çonte shifrat në 4-0 në minutën e 94 të ndeshjes. Me këtë fitore Dinamo qëndron në krye me 11 pikë, dy më shumë se Korabi dhe Tërbuni ndjekës.

Renditja:

Rezultatet java 5:

LUSHNJA 0-0 FLAMURTARI

BESA-KORABI 1-1

Ntepe 54′  / Hoxhaj 90’+4′

TËRBUNI-APOLONIA 1-1

Hysa 18′ / Antoni 6′ 

ORIKU-TOMORI 2-1

Pereira 6′, Dede 70′ / Hida 20′ 

TURBINA-LUZI 2008 1-1

Jusuf 59′ / Spahiu 28′ 

SKËNDERBEU 4-1 BURRELI

Temitope 35', 45+3' 50', Pusi 89' / Oliveira 44'

DINAMO - BESELIDHJA 4-0