Një tragjedi ka ndodhur në familjen e sulmuesit italian Lorenzo Insigne, ish-kapitenit të Napolit dhe tani pjesë e Toronto-s.
Mediat në Itali shkruajnë se bashkëshortja e futbollistit ka humbur fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Ishte vetë Insigne që pak kohë më parë festoi një gol, duke futur topin poshtë bluzës, një gjest që nënkupton pritjen e një fëmijë, i cili për Insigne-n ishte i treti.
Për këtë humbje të dhimbshme Insigne-s i është gjetur pranë edhe klubi i Napolit, që shpërndau një ngushëllim: “E dashur Jenny, i dashur Lorenzo, e gjithë familja e Napolit është pranë jush dhe u përqafon fort.” Sakaq më mijëra mesazhe mbështetëse erdhën edhe nga tifozët, të cilët thonë se nuk ka rëndësi bluza e ekipit që mban veshtur tani, pasi për ta do mbetet i paharrueshëm.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kjo ishte edhe arsyeja përse Insigne mungoi në stërvitjen e fundit të Toronto-s, ndërsa edhe Mancini nuk e thirri në kombëtare për të respektuar dhimbjen e futbollistit.
Ne.k./Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)