Investimet në këtë qytet kanë qënë shumë të pakta për mirëmbajtjen dhe restaurimin e objekteve të shpallura trashëgimi kulturore. Të gjithë duhet të kontribojmë për të mbajtur gjallë këto vlera historike e kulturore. Ndërsa publikon disa foto për gjendjen në të cilën ndodhen disa monumente kulturore, deputeti Shehu thotë se “Gjirokastra po kthehet në një qytet në zhdukje" ! Shehu pohon se: Gjirokastra, ky margaritar sot si një “qytet mbas lufte” dhe në prag të rrënimit! Po publikoj disa foto shokuese nga Gjirokastra e përreth saj, të cilat flasin vetë për degradimin e thellë që po pëson ai qytet si pasojë e diskriminimit mbi atë.
Në katër vite “Rilindje” fondet restauruese për atë qytet ishin vetëm 4 milion lekë të vjetra dhe kjo me realizim 60%. Në qeverisjen Berisha ishin 3,5 milion $, (përfshi këtu dhe ato për shtëpinë Kadare që përfundoi më vonë), por dhe këto të pamjaftueshme. Ura e Hoshtevës sic duket edhe në fotot u zhduk në një natë, ura e Kordhocës po shkon drejt po atij fundi.
Ministria Kumbaro deklaron se terreni i Kalase ka rrëshqitje tektonike, por nuk thotë asgjë se cfarë po behët për ta ndaluar këtë dhe nuk dislokohet asnjë fond. Sot kur nuk ka asgjë të pa rregullueshme, duhet bërë gjithcka për të mbrojtur atë Kala, krenari e historisë e kombit tonë, pavarësisht nga shpenzimet. Për të mos folur këtu edhe per “dëshminë” e abuzimit e korrupsionit ekstrem të ndodhur aty, për rrëshqitjet në Kodrën e Shtufit ku rrezikohet zona dhe jeta e qytetarëve, nqs nuk realizohen urgjentisht punime të gjëra e komplekse.
Ndërkaq asnjë investim zhvillues ne infrastrukturë, energji, bujqësi, blektori etj.Në të gjithë atë qark,është e kotë të kërkosh politika zhvilluese nga Rilindja, mjafton te shikosh fotot e mëposhtme të Gjirokastrës që të kujtojnë Sirinë e luftës për tu bindur. Kështu Gjirokastra po kthehet në një “Qytet në Zhdukje”', ka thënë deputeti Shehu.
[gallery]25596[/gallery]
a.m/Shqiptarja.com

FOTO








