Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative përsa i përket pezullimit të testimit të infermierëve. Përmes një statusi në Facebook Shehu thote se vendimi i gjykatës është një sinjal i qartë që qeveria të bëjë një reflektim të thellë dhe të largohet nga këto metoda që sipas tij janë absurde. Shehu thotë se duhen respektuar si dhe duhet bashkëpunuar me profesionistët e shëndetësisë dhe urdhrat përkatëse.  
 
Më poshtë statusi i plotë i Tritan Shehut

Vendim racional i Gjykatës Administrative për të ndalur arbitraritetin me "Testimin".

Kjo gjykatë bllokon "testimin" e infermierëve deri në një gjykim në themel.

Ka ardhur koha për një reflektim të thellë nga Qeveria, largim nga këto metoda absurde.

Duhen respektuar e duhet bashkëpunuar me profesionistët e shëndetësisë, Urdhrat përkatëse.

Sistemi shëndetësor, kolegët e tij të nderuar, meritojnë më shumë respekt, reforma stimuluese sektoriale, financime dinjitoze në realizim të detyrës së tyre fisnike.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)