“Njarje e rëndë që më ngjall një indinjatë të thellë”. Kështu e ka cilësuar ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Spitalin e Durrësit, ku një mjek i këtij spitali u dhunua në krye të detyrës nga familjarët e pacientit të tij.

Ai thotë se problemet që ka sistemi jonë shëndetësorë nuk vijnë nga mjekët apo infermjerët, por nga politikat e aplikuara e nënfinancimi i thellë i sistemit.
 
“Të ushtrosh dhunë ndaj një mjeku, veçanërisht në detyre ky, siç u veprua ndaj kirurgut Ndoj është një veper shumë e rëndë.
Eshte nje ngjarje qe te ngjall nje indinjate te thellë.
Eshte gjithashtu dhe nje deshmi e nje psikologjie "agresive" ndaj personelit mjekesor, personel i cili punon ne pergjithesi me devocion e pergjegjesi.
Fatkeqesisht ky mentalitet i gabuar eshte e vazhdon te stimulohet padrejtesisht, me qellim ose jo, nga disa burime.
Problemet qe ka sistemi yne shendetesor nuk vijne nga mjeket apo infermieret tane, por nga politikat e aplikuara e nenfinancimi i thelle i sistemit
”, - thotë Shehu në reagimin e tij.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)