TIRANE- Vizita e Papa Franceskut në Tiranë pritet që të ketë impakt edhe në zbutjen e toneve të ashpra të politikës shqiptare. Tritan Shehu në një intervistë për “Shqiptarja.com”, thotë se vizita e Atit të Shenjtë është një ngjarje madhore për shtetin shqiptar i cili do të jap impaktin e tij në pozitat shqiptare në arenën ndërkombëtare, si edhe në zbutjen e konfliktit ndërmjet palëve politike në vend. Ish-deputeti i PD thekson se vizita e Papës do të dëshmojë edhe më tej se mercenarët shqiptarë që janë bashkuar me ISIS nuk kanë asnjë lidhje me harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.
/Shqiptarja.com

Papa Francesku, në Shqipëri në datën kur iu 'dorëzua' Zotit










