Tritan Shehu prezantohet në Gjirokastër: 25 prilli dita e përmbysjes së madhe! Ne do t’i japim fund këtij regjimi autokratik

Tritan Shehu është prezantuar këtë të shtunë me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër si drejtues politik i këtij Qarku. Takimi ka çelur kështu zyrtarisht fushatën elektorale të demokratëve në qarkun e jugut. Shehu tha se 25 prilli do t’i japë fund një regjimi autokratik.

 “Sot PD e Gjirokastrës ndez motorët elektoral drejt fitores së 25 prillit. Ne jemi mbledhur me drejtuesit e degës së PD në këtë qark për të mobilizuar jo vetëm strukturat e PD, por edhe të gjithë elektoratin e këtij qarku me një traditë të madhe historike, për ti dhënë fund këtij regjimi autokratik, i cili këtë qark e ka lënë në varfëri, represion, përmbysje, e ka mbytur me arrogancën, por edhe me pandeminë. Ne do të ecim drejt 25 prillit të sigurt, datë e cila do të shënojë përmbysjen e madhe për Shqipërinë, daljen nga kjo mizerje, ndërprerjen e braktisjes së imponuar nga njerëzit dhe për ti dhënë sërish vlerat e progresit”, tha Shehu.

Kandidatura e Tritan Shehut u shpall tre dite me parë nga kreu i PD Lulzim Basha për të qenë kryesues i listës se kandidatëve për deputetë në Gjirokastër, pavarësisht Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i ngritur pranë PD për të vlerësuar emrat më të mirë që duhet të përfaqësonin këtë forcë politike në parlament, e përjashtoi nga listat.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Preshi Kasharit: 06/02/2021 21:08

    A te mjaftoj o Tritan me sa shoh ai i Lushnjes sa ta ka cit?

    Përgjigju
  • doktorr preshi: 06/02/2021 18:25

    pse nuk vjen nje xhiro ne Lushnje o tani....ke per tu kenaqur.do te kujtosh historite e vjetra e do kenaqesh.lene permbysjen ti se do i rruani leshte edit dhe kete here.nuk arrini te merni as 30 deputete kete here se jeni per interes personal e kete e di dhe bufi i nates

    Përgjigju
  • CUBI: 06/02/2021 18:04

    Ok.do e permbys surrati jot!!!!!!!!!!!!! Po ju cfar rregjim leshi ke patur dhe do kesh mor legen.?????????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen